Francë, mbi 2.800 raste të reja me COVID-19
Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 13 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 110.420

Paris
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 2.855 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 13 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 110.420.
Me 2.855 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.740.665. Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 1.6 për qind.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 12.480 persona, prej të cilëve 2.106 në kujdes intensiv. Kjo shifër ka rënë në nivelin më të ulët që nga tetori 2020 e deri më tani.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 30.252.980 ndërsa 15.759.420 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.