Fraca veriore akoma mbetet në errësirë pas stuhisë Goretti
Operatori i rrjetit të energjisë elektrike Enedis tha se energjia elektrika është rikthyer në më shumë se tre të katërtat e 380 mijë shtëpive të prekura fillimisht nga stuhia
Paris
Rreth 92 mijë familje në Francën veriore akoma mbeten pa energji elektrike pasi stuhia Goretti përfshiu të gjithë vendin, transmeton Anadolu.
Operatori i rrjetit të energjisë elektrike Enedis tha se energjia elektrika është rikthyer në më shumë se tre të katërtat e 380 mijë shtëpive të prekura fillimisht nga stuhia.
Megjithatë, ndërprerjet vazhdojnë në disa rajone veriore dhe veriperëndimore të vendit, duke përfshirë Manche, Calvados, Seine-Martime, Euro dhe Orne.
Ekipet e riparimit akoma po punojnë për të rikthyer plotësisht furnizimin.
Stuhia gjithashtu ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike. Sipas transmetuesit publik Franceinfo, kompania elektrike EDF nuk ka prodhuar energji në termocentralin bërthamor Flamanville që nga nata e së enjtes.
Stuhia Goretti solli erëra shumë të fuqishme, me shpejtësi që arrinin rreth 200 kilometra në orë në pjesë të ndryshme të vendit.
Një shpejtësi maksimale e erës prej 213 kilometra në orë u regjistrua në Gatteville në rajonin e Normandisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Francës njoftoi se gjashtë persona u plagosën lehtë si pasojë e stuhisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
