Rania R.a. Abushamala
07 janar 2026•Përditësim: 07 janar 2026
Forcat qeveritare të Jemenit kanë vendosur një orë policore gjatë natës në Aden, respektivisht në kryeqytetin e përkohshëm të vendit, transmeton Anadolu.
Brigadat Giants, disa orë pasi morën kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Adenit nga forcat e Këshillit Kalimtar Jugor (STC), njoftuan se ora policore nis në orën 21:00 me kohën lokale dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të ditës së nesërme.
“Vendosja e orës policore gjatë natës në kryeqytetin e përkohshëm të Jemenit, Aden, është pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë dhe stabilitetin,” theksuan më tej Brigadat Giants.