Davut Demircan
23 Mars 2020•Përditësim: 23 Mars 2020
Ushtria izraelite raportohet të ketë vrarë një palestinez dje në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agnecy (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar se një palestinez u martirizua kur ushtria izraelite hapi zjarr në rajonin Nai’lin në perëndim të Ramallahut.
Në kumtesë thuhet se akoma nuk është bërë i ditur identiteti i palestinezit të martirizuar.
Dëshmitarët okularë për AA thonë se një palestinez tjetër është plagosur dhe është dërguar në Kompleksin Mjekësor Palestinez në Ramallah.
Deri më tani, Izraeli nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për incidentin.