Said İbicioğlu
02 Tetor 2020•Përditësim: 06 Tetor 2020
Forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë në kufirin e Rripit të Gazës në shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Abdulnaser Fervane, kreu i Njësisë së Kërkimit dhe Dokumentimit pranë Komitetit të të Burgosurve të lidhur me Organizatën Çlirimtare të Palestinës (PLO), tha për AA se forcat izraelite arrestuan 15 palestinezë që tentuan të kalonin në territoret e pushtuara palestineze nga Gaza në shtator.
Fervane njoftoi se shumica e të arrestuarve u dërguan përsëri në Gaza pasi u morën në pyetje.
Izraeli mban nën rrethim Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë, që nga viti 2006.