Mustafa Deveci
16 shtator 2019•Përditësim: 16 shtator 2019
Së paku 19 palestinezë janë privuar nga liria në bastisjet të cilat forcat izraelite të sigurisë i kryen gjatë mbrëmjes së kaluar në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Me qëllim të presionit shtesë dhe frikësimit ndaj palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë tashmë me muaj zbatojnë bastisje nëpër vendbanimet e rajonit të Bregut Perëndimor të pushtuar, përfshirë edhe Kudsin Lindor të pushtuar.
Gjatë bastisjes, forcat izraelite arrestojnë palestinezë të cilët i ngarkojnë për involvim në aktivitete terroriste. Shumica e të arrestuarve kalojnë disa ditë në paraburgim.
Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite momentalisht ndodhen më shumë se 5 mijë palestinezë, përfshirë të paktën 220 të mitur.
Autoritetet e Izraelit prej vitit 1967 ndaj palestinezëve zbatojnë praktikën e “paraburgimit administrativ”, që është mankth për palestinezët të cilët në këtë mënyrë me muaj dhe vite kalojnë nëpër burgjet izraelite pa proces gjyqësor.
Ndonëse nuk zbatohen procese gjyqësore, të burgosurve me muaj dhe vite u vazhdohet masa e paraburgimit, ndërsa avokatëve të tyre në të shumtën e rasteve nuk u lejohet qasja në të ashtuquajturat “dëshmi sekrete”.