Bota

Kina përgatitet të vë në funksion bazën testuese për anijet pa njerëz

Ajo do të përfshijë laboratori, pishina testuese, dok për ndalimin e anijeve dhe zonë testuese detare

Riyaz ul Khaliq  | 16.09.2019 - Përdıtësım : 17.09.2019
Kina përgatitet të vë në funksion bazën testuese për anijet pa njerëz

Ankara

Me qëllim të stimulimit të ekonomisë detare, Kina përgatitet që të mundësojë një bazë operative testuese në një sipërfaqe prej 32 kilometra katrorë për anijet pa njerëz deri në fund të vitit 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Baza testuese, porti detar shkencor dhe teknologjik Xiangshan, gjendet në Zhuhai, provincën Guangdong", ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Ajo do të përfshijë laboratori, pishina testuese, dok për ndalimin e anijeve dhe zonë testuese detare për të "krijuar platformë inovuese për dizajnimin, studimin dhe testimin e sistemeve detare pa njerëz dhe pajisjeve inteligjente", thuhet në raportim.

"Baza do të ndihmojë në zhvillimin e zinxhirit industrial të anijeve pa njerëz dhe do të nxisë hulumtime në prodhimin e pajisjeve të përparuara, si dhe për gjeneratën e re të teknologjisë së informacionit", thuhet gjithashtu në raportim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.