Qais Omar Darwesh Omar,Halime Afra Aksoy
17 Shkurt 2022•Përditësim: 17 Shkurt 2022
Forcat izraelite arrestuan një palestinez 15-vjeçar në një përleshje në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas dëshmitarëve okularë, në hyrjen veriore të qytetit Betlehem (Bejt Lahm) ka ndodhur një përleshje mes palestinezëve dhe forcave izraelite.
Forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës në ndërhyrjen e tyre kundër palestinezëve. Në vendngjarje dhjetëra persona janë prekur nga gazi.
Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA bazuar në burimet e sigurisë, thuhet se gjatë përleshjes forcat izraelite kanë arrestuar 15-vjeçarin, Waseem Jihad Abu Zeri.
- Vendimi për prishjen e një shkolle nga Izraeli, me arsyetimin se është e palicencuar
Autoritetet izraelite njoftuan se në Bregun Perëndimor do të prishet një shkollë palestineze me arsyetimin se ajo është e palicencuar.
Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Arsimit dhe Trajnimit, është reaguar ndaj vendimit për prishjen e shkollës, e cila është ndërtuar në vitin 2021 dhe aktualisht janë 44 nxënës.
Në deklaratën ku theksohet se autoritetet izraelite njoftuan se Shkolla Ras et-Tin në Ramallah do të prishej me arsyetimin se ndërtesa është pa leje, thuhet se vendimi në fjalë është një nga shkeljet e Izraelit ndaj institucioneve arsimore dhe shkollat në rajonin (C) janë në shënjestër.
Në deklaratën e saj, ministria u bëri thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të marrin një qëndrim të qartë përballë shkeljeve të vazhdueshme të Izraelit, të punojnë për të siguruar mbrojtje për fëmijët palestinezë dhe sektorin e arsimit dhe të ekspozojnë këto shkelje.
- Me Marrëveshjen e Oslos, Bregu Perëndimor u nda në 3 rajone
Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar ndërmjet Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor u nda në zonat A, B dhe C.
Administrata e "Zonës A", e cila përfshinë 18 për qindëshin e rajonit, administrata dhe siguria iu dha Palestinës; menaxhimi administrativ i "Zonës B" e cila përfshinë 21 për qindëshin e rajonit iu transferua Palestinës dhe "siguria" e saj iu transferua Izraelit dhe "menaxhimi administrativ dhe siguria" e "Zonës C", që përbën 61 përqindëshin iu dha Izraelit.
Izraeli nuk i lejon palestinezët të ndërtojnë ndërtesa të reja ose zgjerime në zonën C, me arsyetimin se ajo është nën kontrollin e tij.