Mustafa Deveci
22 Qershor 2020•Përditësim: 22 Qershor 2020
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 17 palestinezë në rajonet e ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar një person në Kudsin Lindor, si dhe 16 në Bregun Perëndimor me pretendime të ndryshme.
Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.