Bota

Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në mesin e të arrestuarve është edhe koordinatori i lëvizjes "Bojkotim, Izolim, Sanksione" (BDS), Mahmoud Nawajaa

Esat Fırat  | 30.07.2020 - Përdıtësım : 30.07.2020
Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Bregun Perëndimor

Kuds

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 17 palestinezë në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone Bregun Perëndimor.

Në bastisjet janë arrestuar 17 palestinezë me pretendime të ndryshme, përfshirë edhe koordinatorin e lëvizjes "Bojkotim, Izolim, Sanksione" (BDS), i njohur edhe si "Iniciativa për Bojkot të Izraelit për Palestinën", Mahmoud Nawajaa.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın