Turgut Alp Boyraz
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 13 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, që gjendet nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të publikuar nga ushtria izraelite, në bastisjet e bëra mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë arrestuar 13 palestinezë, ku pretendohet "se janë përfshirë në akte terroriste".
Forcat izraelite që shpesh herë janë duke bastisur shtëpi në Bregun Perëndimore dhe Jerusalemin Lindor të cilët gjenden nën okupim, janë duke arrestuar palestinezët me pretendime të ndryshme.
Në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë nga të cilët 300 prej tyre janë fëmijë.