Ali Abo Rezeg
01 Korrik 2016•Përditësim: 01 Korrik 2016
FALLUXHA (AA) – Forcat e ushtrisë irakiane dhe luftëtarët e fiseve rikthyen kontrollin mbi "bastionin e fundit të DAESH-it" në jug të Falluxhës, qytetit më të madh në provincën perëndimore të Irakut, Anbar, tha të enjten një zyrtar i lartë i ushtrisë së Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjeneral Majori Ismail al-Mahlawi, komandant i ushtrisë irakiane në Anbar, ka thënë: "Zona Al-Hasa, që ndodhet pesë kilometra nga Falluxha, ishte një nga bastionet më të rëndësishme të DAESH-it jashtë qendrës së qytetit. Çlirimi i rajonit erdhi pasi vramë një numër të pjesëtarëve të DAESH-it dhe duke i shkaktuar humbje të rënda. Vërtetë, ka të plagosur të shumtë edhe në mesin e forcave tona".