Bota

Forcat e koalicionit arab: Neutralizohen 105 milicë Huthi në Jemen

Forcat e koalicionit në 24 orët e fundit kryen 29 operacione kundër automjeteve ushtarake dhe elementëve ushtarakë në rajonet Al-Kessara dhe Al-Juba në perëndim të provincës Marib

Mustafa M. M. Haboush, Hamdi Yıldız  | 26.10.2021 - Përdıtësım : 26.10.2021
Forcat e koalicionit arab: Neutralizohen 105 milicë Huthi në Jemen

Sanaa

Forcat e koalicionit arab nën udhëheqjen e Arabisë Saudite njoftuan se në 24 orët e fundit kanë neutralizuar 105 milicë të armatosur Huthi në qytetin Marib, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite SPA, forcat e koalicionit në 24 orët e fundit kryen 29 operacione kundër automjeteve ushtarake dhe elementëve ushtarakë në rajonet Al-Kessara dhe Al-Juba në perëndim të provincës Marib.

Në operacione, 13 automjete ushtarake që u përkisnin Huthive u shkatërruan dhe u neutralizuan 105 milicë të armatosur.

Në një deklaratë nga Qendra e Shtypit e Forcave të Armatosura të Jemenit thuhet se lufta e zhvilluar nga forcat e ushtrisë në frontet perëndimore dhe jugore të Maribit është duke vazhduar dhe në përleshje u vranë dhjetëra milicë Huthi. Gjithashtu thuhet se përleshjet u kryen me mbështetjen e sulmeve ajrore të kryera nga forcat e koalicionit.

"Avionët armik (forcat e koalicionit) kryen 16 sulme ajrore në rrethet Juba dhe Sarvah në provincën Marib", thuhet në lajmin e agjencisë së lajmeve Saba e lidhur me Huthit.

Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014. Ndërsa që nga marsi i vitit 2015 forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive.

Në Jemen 233 mijë persona e kanë humbur jetën në konfliktin që zgjat prej 7 vitesh. Ndërsa kriza humanitare që është rritur për shkak të luftës civile në Jemen, e cila është ndër vendet më të varfra në botë, ka marrë përmasa të tmerrshme.

Sipas OKB-së, më shumë se 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje në Jemen, e cila ka një popullsi prej 30 milionë banorësh dhe po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare në botë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın