Bota

Finlanda rrit kufirin e moshës për rezervistët në 65-vjeç

Finlanda do të rrisë kufirin e moshës për rezervistët në 65-vjeç duke filluar nga viti i ardhshëm me qëllim që numri i përgjithshëm i rezervistëve të arrijë në rreth 1 milion deri në vitin 2031

Burak Bir  | 23.12.2025 - Përdıtësım : 23.12.2025
Finlanda rrit kufirin e moshës për rezervistët në 65-vjeç

Londër

Finlanda do të rrisë kufirin e moshës për rezervistët në 65-vjeç duke filluar nga viti i ardhshëm me qëllim që numri i përgjithshëm i rezervistëve të arrijë në rreth 1 milion deri në vitin 2031, tha ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, transmeton Anadolu.

Që nga 1 janari 2026, kufiri i moshës për rezervistët po rritet në 65-vjeç, që do të thotë se rekrutët do të qëndrojnë në rezervë, pavarësisht nga grada, deri në fund të vitit në të cilin mbushin 65-vjeç.

Aktualisht, kufiri i moshës së sipërme për shërbimin rezervë është 50-vjeç për gradat e rekrutuara dhe 60-vjeç për oficerët dhe nënoficerët.

Në një deklaratë të hënën, ministri Hakkanen tha se amendamenti do të zgjasë detyrimin për shërbimin ushtarak me 15 vjet për ushtarët e zakonshëm dhe me 5 vjet për oficerët dhe nënoficerët.

"Numri i rezervistëve finlandezë do të jetë rreth një milion në vitin 2031. Kjo dhe masat e tjera tona për të forcuar mbrojtjen tonë sinjalizojnë se Finlanda siguron sigurinë e saj tani dhe në të ardhmen", tha Hakkanen.

Ky veprim vjen ndërsa vendet evropiane po rrisin militarizimin për të forcuar aftësitë mbrojtëse mes luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.