Sümeyye Dilara Dinçer
12 maj 2022•Përditësim: 12 maj 2022
Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën rritjes së aleancës gjatë luftës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët theksuan se, "Tashmë që po afron momenti i vendimit, po njoftojmë mendimet tona të përbashkëta për informim të grupeve parlamentare dhe partive".
"Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa u vonuar", thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se në ditët e ardhshme do të përshpejtohen hapat për marrjen e vendimit.
Në deklaratë konfirmohet se do të aplikohet për anëtarësim në NATO, duke hapur rrugën rritjes së aleancës gjatë luftës Rusi-Ukrainë.
Në deklaratën e përbashkët theksohet se anëtarësimi në fjalë do të forcojë sigurinë e Finlandës dhe të gjithë aleancës së mbrojtjes.
Pritet që në ditët e ardhshme edhe Suedia të njoftojë vendimin e saj për t‘u anëtarësuar në NATO.