Bota

Fillon stërvitja e gjerë e përbashkët ushtarake Turqi-Azerbajxhan

Stërvitja, e cila do të mbahet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah, do të përfundojë më 10 gusht

Ruslan Rehimov  | 29.07.2020 - Përdıtësım : 30.07.2020
Fillon stërvitja e gjerë e përbashkët ushtarake Turqi-Azerbajxhan

Baku

Forcat ajrore dhe tokësore turke dhe azerbajxhanase filluan stërvitjen e gjerë ushtarake në Azerbajxhan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në stërvitje, e cila filloi me forcat ajrore, marrin pjesë avionë ushtarakë dhe helikopterë nga dy vendet.

Stërvitja, e cila do të mbahet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah, do të përfundojë më 10 gusht.

Ndërkaq, stërvitja e forcave tokësore do të mbahet në Baku dhe Nakhchivan më 1-5 gusht. Gjatë stërvitjes do të ekzekutohen urdhra të ndryshëm dhe do të bëhen gjuajtje me automjete të blinduara, topa dhe mortaja në objektiva të improvizuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın