Fatjon Cuka
09 shtator 2019•Përditësim: 10 shtator 2019
Stërvitja ushtarake "Albanian Effort 19" që do të zgjasë disa ditë, ka filluar në Shqipëri me pjesëmarrjen e trupave të vendeve aleate dhe partnere të shtetit pritës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, trupat dhe mjetet e forcave të armatosura në stërvitje janë nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Polonia dhe Bullgaria.
“Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake me pjesëmarrjen e më shumë vendeve aleate e partnere se kurrë ndonjëherë, ‘Albanian Effort 19’”, theksohet në njoftim.
Stërvitja do të zgjasë për një javë në fshatin Bizë të Qarkut të Tiranës, ndërsa theksohet se qëllimi i saj është për të testuar aftësitë ndërhyrëse në kohë krizash dhe për të përmirësuar ndërveprimin mes aleatësh dhe partnerësh në operacionet e përbashkëta.