Halil Şahin, Sarp Özer
09 qershor 2022•Përditësim: 10 qershor 2022
Në qytetin Izmir të Türkiye-s (Turqisë) u mbajt stërvitja e përbashkët me goditje aktuale në terren "Efes-2022", e cila është një nga stërvitjet më të mëdha të planifikuara të Forcave të Armatosura Turke (TSK), transmeton Anadolu Agency (AA).
Stërvitja e zhvilluar në zonën Doğanbey në rajonin Seferihisar në Izmir dhe aktivitetet në ditën e fundit të stërvitjes ndiqen nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministra të mbrojtjes dhe shefa të shtabit të mbi 10 vendeve të tjera si dhe anëtarë të komandës së Forcave të Armatosura Turke (TSK).
"Efes-2022" zhvillohet me pjesëmarrjen e elementëve dhe njësive me mision nga 37 vende mike dhe aleate si dhe 11 mijë personel, 1.100 prej të cilëve janë të huaj.
Me stërvitjen synohet zhvillimi i aftësive për ruajtjen e nivelit të gatishmërisë ushtarake, mundësive dhe aftësive, përfshirë misionet që do t'u jepen njësive dhe shtabeve të përbashkëta të formuara me elementët e vendeve pjesëmarrësve në operacionin e kombinuar dhe të përbashkët. Gjithashtu thuhet se në stërvitje po përfitohet nga skenari i përgjithshëm i operacionit të OKB-së për Mbrojtjen e Paqes.
Bashkë me institucionet e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Shtabit të Përgjithshëm, forcave tokësore, detare dhe ajrore, Komandës së Përgjithshme të xhandarmërisë, Komandës së Rojës Bregdetare, institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile, stërvitja u zhvilluar me pjesëmarrjen edhe të elementëve dhe njësive me misione nga SHBA-ja, Gjermania, Shqipëria, Australia, Azerbajxhani, Bahreini, Bangladeshi, Bosnjë e Hercegovina, Burkina Faso, Çekia, Etiopia, Franca, Gambia, Gjeorgjia, Iraku, Britania e Madhe, Italia, Kameruni, Katari, Kazakistani, Kirgistani, Koreja e Jugut, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Letonia, Libia, Hungaria, Malajzia, Mongolia, Nigeria, Uzbekistani, Pakistani, Ruanda, Sllovakia, Somalia dhe Jordania.
Ndërkohë bëhet e ditur se aktivitetet e natës në stërvitjen "Efes 2022" u mbajtën mbrëmë.