Sinan Polat,Tevfik Durul
26 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
ISE (AA) - Ka filluar punimet Samiti i 7 vendeve të industrializuara të botës në ishullin Kashikojima të Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Tema kryesore e këtij samiti i cili pritet të zgjasë dy ditë, do të jetë ekonomia dhe tregtia. Krahas pasigurive në ekonominë globale, në këtë samit pritet të diskutohet edhe gjendja e vendeve në zhvillim, rënia e çmimit të naftës dhe ulja e potencialit tregtar.
Ndërkohë edhe politika e jashtme është një nga temat e nxehta që pritet të jetë në qendër të këtyre diskutimeve. Programi mbi bombat nukleare të Koresë së Veriut, pretendimet e Kinës për sovranitet në Detin e Jugut dhe të lindjes së saj, zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, kriza e refugjatëve, lufta kundër terrorizmit dhe aktivitetet e Rusisë në Ukrainë, janë disa nga temat që do të diskutohen.
-Japonia pas 8 vitesh përsëri vend pritës i liderëve të botës-