Betül Yürük
25 Shtator 2018•Përditësim: 25 Shtator 2018
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Me pjesëmarrjen e më shumë se 140 krerëve të shteteve dhe qeverive kanë filluar punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), raporton Anadolu Agency (AA).
Në sesionin me temë "Bërja e Kombeve të Bashkuara të rëndësishme për të gjithë njerëzit: lidershipi global dhe përgjegjësitë e përbashkëta për shoqëri paqësore, të barabarta dhe të qëndrueshme", Turqia përfaqësohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cili pritet të mbajë një fjalim.
Pas fjalimit të Sekretarit të Përgjithshsëm të OKB-së Antonio Guterres, fjalimin e parë tradicional do ta mbajë përfaqësuesi i Brazilit.
Ndërsa fjalimin e dytë, presidenti amerikan i cili është edhe vendi organizator, Donald Trump, ndërsa fjalimin e katërt presidenti Erdoğan.