Fillojnë karnevalet tradicionale të Venecias
Karnavali do të zgjasë deri më 9 shkurt, kur do të mbahet edhe përzgjedhja për maskën dhe kostumin më të mirë
Venecia
VENECIA (AA) - Mbrëmë në Venecia me program festiv ka filluar karnavali tradicional venecianë, që është i njohur për maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe dhe të pazakonta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rrugët e Venecias u organizua paradë e zombieve, dhe pastaj festivali joshës në ujë në kanalin e Venecias.
Stilisti Marco Maccapani këtë vit është përgjegjës për drejtimin e pjesës artistike të karnavalit, kurse të gjitha 117 programet në kuadër të karnavalit janë thurur me frymën tradicionale.
Karnavalet do të zgjasin deri më 9 shkurt, kur do të mbahet edhe përzgjedhja për maskën dhe kostumin më të mirë.
Turistët edhe këtë vitë do të mund të marrin maska dhe kostume tradicionale me qira, që të jenë pjesë e karnavalit.
Një nga karnavalet më të njohura europiane karakterizohet nga fakti se i gjithë qyteti dhe të gjithë vizitorët bëhen pjesëmarrës aktivë të performancës.
Të veshur me kostume tradicionale dhe maska, pjesmarrësit në ditët e karnavalit përshëndeten me "Mirëmëngjesi, zonja maskë", kurse çështja qëndron në atë se në iluzioni i karnavalit këto ditë humb identitetin e tyre gjinorë, klasorë dhe të gjitha identitetet e tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
