Ersin Şiyhan
30 Prill 2017•Përditësim: 01 Maj 2017
VENECIA (AA) – Qyteti i dashurisë dhe karnavaleve prej 118 ishuj të ndarë me kanale, Venecia është një nga destinacionet më atraktive në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bukuritë natyrore, arkitektura, kanalet, urat dhe trashëgimia kulturore-historike e bëjnë Venecian një nga vendet më të vizituara turistike në botë në të cilin ka lindur edhe artisti i njohur Antonio Vivaldi.
Bregu prej gjithsej 170 kanaleve veneciane janë të lidhura me 400 ura të vogla dhe të mëdha, ndërsa qendra e qytetit është stolisur me Sheshin “Shën Marku”, ku gjendet edhe bazilika me emrin e njëjtë dhe Pallati i Doxhëve.
Çdo cep i Venecias përshkruan të kaluarën, më saktë kohën e karnavaleve. Venecia është një nga qytetet më të bukura në botë dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Disa nga vendet më atraktive veneciane turistike janë edhe kanali Grande, ura Ponto Rialto dhe Bazilika Shën Mari.