Bota, Koronavirusi

Filipinet zbusin kufizimet mbi COVID-19

Sipas zëdhënësit presidencial, Harry Roque, vendimi zbatohet vetëm për mbajtësit e vizave afatgjata

Hayati Nupus  | 19.02.2021 - Përdıtësım : 19.02.2021
Filipinet zbusin kufizimet mbi COVID-19

Xhakartë

Filipinet do të fillojnë t’i zbusin kufizimet e udhëtimit për disa të huaj duke filluar nga sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas zëdhënësit presidencial, Harry Roque, vendimi zbatohet vetëm për mbajtësit e vizave afatgjata.

“Turistët ende nuk lejohen, përveç me përjashtim. Aktualisht, ne po lejojmë vetëm investitorë, punëtorë dhe të huaj me bashkëshortë dhe fëmijë filipinas”, tha ai.

Të gjithë të huajt e ardhshëm do t'i nënshtrohen protokolleve shëndetësore të përcaktuara nga Task Forca për Menaxhimin e Sëmundjeve Infektive.

Ata duhet të kenë strehim të para-rezervuar për të paktën gjashtë netë në një hotel apo objekt karantinë të akredituar. Gjithashtu do t'i nënshtrohen testimit të COVID-19 në hotelin ose objektin e karantinës në ditën e gjashtë nga data e mbërritjes së tyre.

Vendi deri më tani ka raportuar mbi 557.000 infeksione, me rreth 11.830 vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın