Riyaz Khaliq
19 Gusht 2020•Përditësim: 19 Gusht 2020
Studiuesit në Filipine po punojnë për të parë përdorimin e pështymës si një mostër për testimin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuar se Maria Rosario Vergeire, një zyrtare e departamentit të shëndetësisë, tha se studiuesit në Filipine po punojnë në "metodën e mbledhjes së mostrave të pështymës për pothuajse një muaj".
"Kjo po studiohet nga paneli i ekspertëve tanë të laboratorit. Ne e përcollëm atë në panelin e ekspertëve tanë laboratorikë për të studiuar dhe për të parë përvojat e ndryshme të vendeve që përdorin këtë metodë", tha Vergeire.
Sipas saj, ekspertët po shqyrtojnë këtë metodë, sepse sipas tyre do të jetë më e lehtë nëse përdoret mostra e pështymës.
"Paneli zbuloi se procesi do të jetë i lodhshëm, sepse mund të ketë grimca të ushqimit në pështymë. Pra, ne ende studiojmë shumë gjëra në lidhje me këtë", u shpreh ajo.
Mes pandemisë COVID-19, reaksioni zinxhir polimerazë duke përdorur një mostër në hundë ose në fyt është procedura standarde e testimit në mbarë botën, përveç testeve të shpejta të anti-trupave, ku mjekët përdorin mostra gjaku.
SHBA dhe Izraeli po ashtu kanë testuar "përdorimin e pështymës për përcaktimin e koronavirusit".
Filipinet së fundmi raportuan 4.650 raste të reja dhe 11 vdekje nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të vdekurve u rrit në 2.795, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 173.774.
COVID-19 po ashtu ka prekur forcën kombëtare të policisë në Filipine. Sipas policisë, rreth 3 mijë persona nga personeli i saj janë infektuar nga COVID-19, prej të cilëve 13 kanë vdekur dhe rreth 2.200 janë shëruar.