Dejan Maksimoviç
26 Shkurt 2016•Përditësim: 26 Shkurt 2016
CYRIH (AA) - Kongresi i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), i cili është mbledhur sot një seancë të jashtëzakonshme në Cyrih, ka mbështetur reformat e thella që do të reduktojë kompetencat e presidentit, por që do të jenë edhe në funksion të mbrojtjes kundër korrupsionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Që reformat të miratohen nevojiteshin 75 përqind të votave nga 207 federatat kombëtare me të drejtë vote. FIFA deklaroi se rezultati ishte 179:22 në favor të reformave, që paraqet 89 përqind të votave.
FIFA dhe avokatët e saj shpresojnë se me zbatimin e reformave do ti tregojnë zyrës së prokurorit shtetëror të SHBA-ve, se si organi kryesor i futbollit botëror ndryshon kulturën e saj dhe se si e mbronë statusin e saj në hetimin amerikan.