Abdulbesar Ademi
09 Nëntor 2025•Përditësim: 10 Nëntor 2025
Banorët e qytetit Castellon në Spanjë kanë festuar festivalin ‘Correfoc’ me shfaqje të ndryshme, raporton Anadolu.
Gjatë festivalit në qytetin e lashtë Morella, pjesëmarrësit u veshën si djaj dhe ndezën zjarre, duke kërcyer dhe duke krijuar një atmosferë spektakolare dhe tërheqëse.
Ky ishte edicioni i dhjetë i festivalit ‘Trobada de Dimonis’ (Takimi i Djajve) në qytet.
Festivali ‘Correfoc’ është një traditë katalanase që daton qindra vjet, ku djajtë dhe fishekzjarret simbolizojnë luftën mes të mirës dhe të keqes.
Ngjarja tërheq turistë nga e gjithë Spanja dhe jashtë saj, duke qenë një nga festat më vizuale dhe energjike të vendit.