Ekip
07 Shkurt 2019•Përditësim: 07 Shkurt 2019
KOPENHAGË (AA) - Një avion i aviokompanisë Norwegian Air, i cili ishte planifikuar të udhëtonte për në Nice, në jug të Francës, u detyrua të kthehej shpejtë në Stokholm për arsye sigurie pasi mori kërcënim me bombë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia suedeze tha se janë evakuuar 169 pasagjerë. Ata theksuan se nuk gjetën asnjë mjet shpërthyes por policët do të vazhdojnë të kontrollojnë avionin.
Daniel Lindblad nga Administrata Detare Suedeze, e cila mbikëqyr trafikun ajror, thotë se avioni u ul në mënyrë të sigurtë sot në ora 11:14 sipas kohës lokale në aeroportin e Stokholmit.