Bota

Etiopi, evakuohen 32 mijë persona nga përmbytjet

Enti për parandalim të katastrofave dhe siguri të ushqimit njoftoi se lumi Awash doli nga shtrati pas çka u vërshuan vendbanime të shumta dhe të lashtat bujqësore

Tufan Aktaş  | 06.08.2020 - Përdıtësım : 07.08.2020
Etiopi, evakuohen 32 mijë persona nga përmbytjet

Addis Ababa

Rreth 32 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura në provincën Afar në verilindje të Etiopisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Enti për parandalim të katastrofave dhe siguri të ushqimit njoftoi se lumi Awash doli nga shtrati pas çka u vërshuan vendbanime të shumta dhe të lashtat bujqësore.

Theksohet se si pasojë e përmbytjeve deri tani janë evakuar rreth 32 mijë persona.

Në njoftimin theksohet se personat që jetojnë përreth lumit u nevojitet ndihmë urgjente dhe ushqim.

Shumë fshatrave po ashtu rrezikohen nga përmbytjet për shkak të cilës së shpejti do të evakuohen edhe rreth 63.000 persona.

Shirat sezonale në këtë vend, për çdo vit fillojnë në qershor dhe shpesh herë shkaktojnë përmbytje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın