Bota, Koronavirusi

Një i burgosur palestinez infektohet me COVID-19 në burgjet izraelite

Në një deklaratë të sotme, OJQ-ja tha se: "Administrata e burgut izraelit të Oferit, Ramallahu perëndimor, njoftoi se Naim Abu Turki, 38 vjeçar, është infektuar me koronavirus"

Ekip  | 06.08.2020 - Përdıtësım : 07.08.2020
Një i burgosur palestinez infektohet me COVID-19 në burgjet izraelite

Ramallah

Sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve (PPS) një i burgosur palestinez është infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në një burg izraelit në Ramallah, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Administrata e burgut izraelit të Oferit, Ramallahu perëndimor, njoftoi se Naim Abu Turki, 38 vjeçar, është infektuar me koronavirus", tha organizata joqeveritare në një deklaratë.

Abu Turki është burgosur për katër ditë, dhe u arrestua nga shtëpia e tij në Hebron.

PPS paralajmëroi për përhapjen e koronavirusit midis të burgosurve palestinezë.

Numri i palestinezëve të infektuar me koronavirus në burgjet izraelite është rritur në katër, përveç dy të arrestuarve që u diagnostikuan me COVID-19 pasi u liruan.

Numri i palestinezëve në burgjet e Izraelit aktualisht është rreth 5.000 të arrestuar, përfshirë 700 pacientë dhe 41 gra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.