Bota

Erdoğan: Sulmet terroriste në Sri Lankë, kundër gjithë njerëzimit

"Dënoj fuqimisht sulmet terroriste në Sri Lankë të cilat janë kryer në një kohë me festën e pashkëve. Ky sulm është kryer kundër gjithë njerëzimit", tha presidenti Erdoğan

Sibel Kurtoğlu  | 21.04.2019 - Përdıtësım : 22.04.2019
Erdoğan: Sulmet terroriste në Sri Lankë, kundër gjithë njerëzimit

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka dënuar sulmet terroriste ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Dënoj fuqimisht sulmet terroriste në Sri Lankë të cilat janë kryer në një kohë me festën e pashkëve. Ky sulm është kryer kundër gjithë njerëzimit. Shpreh ngushëllimet e mia dhe të popullit tim për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre në sulme si dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit", thekson presidenti Erdoğan në postimin e tij. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın