Berk Özkan,Elif Küçük
11 janar 2020•Përditësim: 12 janar 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim në Stamboll presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi midis Erdoğan dhe Michel, i cili arriti në Turqi për vizitë pune, u zhvillua i mbyllur për media në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe dhe zgjati dy orë.
Vizita e Michel është e para e nivelit të lartë në Turqi nga ana e lidershipit të ri të Bashkimit Evropian.