Zafer Fatih Beyaz,Fuat Kabakcı
02 Korrik 2019•Përditësim: 02 Korrik 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka arritur në kryeqytetin e Kinës, Pekin, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit, Erdoğan prit nga ambasadori turk Abdülkadir Emin Önen, zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Liu Xianfa, ambasadori kinez në Ankara, Deng Li, dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë vizitës së tij, Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, shefi i inteligjencës (MIT) Hakan Fidan, zëvendëskryetari i përgjithshëm AK Partisë, Cevdet Yılmaz, shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.
Erdoğan do të takohet me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, ndërsa pas takimit kokë më kokë, liderët do të kryesojnë një takim midis delegacioneve.
Gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk në Kinë pritet të diskutohen çështje në agjendën rajonale dhe ndërkombëtare dhe të zhvillohen bisedime për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.