İlkay Güder,Enes Kaplan
01 Dhjetor 2018•Përditësim: 01 Dhjetor 2018
BUENOS AIRES (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20-tës, raporton Anadolu Agency (AA).
Takim Erdoğan-Putin, i cili zgjati një orë, u realizua Qendrën Costa Salguero në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, ku po mbahet samiti dyditor.
Në fillim të takimit, Erdoğan dha një deklaratë të shkurtër, duke e falënderuar presidentin rus Putin.
"Ndihem shumë i lumtur nga takimi në margjinat e G20-tës. Patëm mundësinë që të bisedojmë në lidhje me çështjet jetike. Derisa ne ishim duke biseduar, u takuan edhe kolegët tanë", tha Erdoğan.
"Bisedimet tona në lidhje me Rrjedhën Turke kanë rëndësi të madhe. Gjithashtu, edhe në lidhje me Idlibin. Samiti katërpalësh në Stamboll kishte një rëndësi shumë të madhe. Besoj se ka hapa shumë të ndryshëm që duhet t'i hedhim. Edhe po te jetë e shkurtër dhe në përmasa të vogla, unë e shoh si të duhur të bisedojmë rreth Idlibit", shtoi Erdoğan.
Nga tjetër, Putin pas takimit e përshëndeti "përparimin e rëndësishëm" në bashkëpunimin me Turqinë. Ai gjithashtu rikujtoi takimin e mbajtur më 19 nëntor me presidentin turk në Stamboll, ku dy liderët morën pjesë në ceremoninë e përfundmit të seksionit detar të projektit të gazit natyror Rrjedha Turke.
"Pas mbledhjes së Stambollit, ne marrim sinjale shumë të mira për këtë përparim", tha Putin, duke e quajtur takimin "si një tregues të bashkëpunimit të frytshëm".
Putin nënvizoi se Turqia "edhe një herë" ka dëshmuar për politikën e saj të jashtme të pavarur dhe ka provuar të jetë partner i besueshëm.
Duke vënë theksin mbi "rritjen e qëndrueshme" në marrëdhëniet tregtare midis Turqisë dhe Rusisë, Putin tha se projekti Rrjedha Turke jep një kontribut të madh në sigurimin e ekonomisë kombëtare dhe sigurinë e energjisë.
Në takimin mes dy liderëve në Buenos Aires të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın, Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe shefi i agjencisë së inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan.
Presidenti turk më herët gjatë samitit ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë botërorë. Sot gjatë ditës ai takoi kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe.