Zafer Fatih Beyaz
29 Tetor 2020•Përditësim: 29 Tetor 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës turke thuhet se Aliyev në bisedë i ka uruar popullit turk dhe presidentit Erdoğan 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë dhe 29 tetorin, Ditën e Republikës.
Presidenti Erdoğan duke falënderuar presidentin azerbajxhanas tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit.
Gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe si dhe për zhvillimet rajonale, kryesisht ato në Malësinë e Karabakut.