Sinan Uslu,Enes Kaplan
08 Shkurt 2018•Përditësim: 08 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale thuhet se gjatë kësaj bisede është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, në veçanti për Afrinin dhe Idlibin.
Gjatë bisedës ku Erdoğan ka ndarë informacione lidhur me operacionin "Dega e Ullirit", u dakordua që takimi i dytë i Samitit të liderëve për Sirinë midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ku i pari u mbajt në Soçi, të mbahet në Stamboll.
Erdoğan dhe Putin janë pajtuar për përshpejtimin e themelimit të pikave të reja të vëzhgimit në zonën e deeskalimit në Idlib, ndërsa kanë shkëmbyer mendime lidhur me procesin e Astanas.
Lidhur me gjendjen njerëzore në Gutën Lindore, të dy liderët konfirmuan vendosmërinë për të verpruar në bashkëpunim dhe bashkërendim për çështjen e Sirisë.