Mohammad Sıo
29 nëntor 2023•Përditësim: 29 nëntor 2023
Emiri i Kuvajtit, sheiku Nawaf al-Ahmad al-Sabah u shtrua në spital të mërkurën për shkak të një "problemi urgjent shëndetësor", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, duke shtuar se gjendja e tij ishte e qëndrueshme, transmeton Anadolu.
Sheikh Mohammad Abdullah Al-Mubarak Al-Sabah, ministri i Çështjeve të Këshillit të Ministrave, tha se Al-Sabah 86-vjeç u pranua në spital mëngjesin e sotëm për shkak të problemeve urgjente shëndetësore për t'iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth natyrës së problemit shëndetësor të sundimtarit të shtetit të Gjirit. Ministri Al-Sabah ka konfirmuar se gjendja e tij është stabile.