Mohamed Sabry Emam Muhammed
03 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
DOHA (AA) – Emir i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, u takua të martën me ministrin e Jashtëm të Iraniit, Javad Zarif, i cili mbërriti në Doha një ditë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, të dy bashkëfolësit diskutuan për bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet e fundit politike në rajon.
Zarif mbërriti në Doha të hënën për vizitën e parë të një zyrtari iranian, pasi që Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin në qershor.
Të katër shtetet akuzojnë Dohën për "ndërhyrje në punët e tyre dhe mbështetjen e terrorizmit", akuza të mohuara nga Katari.
Katër shtetet gjithashtu i paraqitën Dohas një listë kërkesash, duke përfshirë dhënien fund të marrëdhënieve formale me Iranin dhe mbylljen e transmetuesit të lajmeve me bazë në Doha, Al Jazeera.