Ahmet Dursun
13 Korrik 2023•Përditësim: 13 Korrik 2023
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë liruar nga burgu 15 iranianë, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia iraniane gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, të burgosurit u liruan në kuadër të marrëveshjes së arritur gjatë një vizite të fundit në EBA të ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian.
Nuk u dha asnjë informacion në lidhje me akuzat ndaj të burgosurve iranianë. Po ashtu nuk ka pasur asnjë koment nga autoritetet e EBA-së.
Gjatë vizitës më 22 qershor, ministri Amir-Abdollahian u takua me presidentin e EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Në muajt e fundit, pas viteve të tensionit, marrëdhëniet midis Iranit dhe EBA-së janë përmirësuar, me të dyja vendet që rihapën ambasadat dhe shkëmbyen ambasadorët.