Lokman İlhan
20 Gusht 2017•Përditësim: 21 Gusht 2017
GUAYAQUIL (AA) – Ajo për të cilën parku Seminario në Guayaquil, në Ekuador, dallohet nga parqet tjera, është se paraqet shtëpi për dhjetëra iguanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Parku është i vendosur në vendbanimin Rocafuerte, në qytetin Guayaquil i cili ka mbi tre milionë banorë.
Ndonëse njihet edhe me emrin Bolivar, shumë turistë, por edhe banorët vendor e quajnë me emrin meritor, parku i iguanëve. Kjo hapësirë e vogël e gjelbër, që ekziston nga fundi i shekullit të 17-të, emrin e ka ndryshuar disa herë.
Nuk dihet kur iguanat, që shumë vizitorë përpiqen t’i prekin, kanë jetuar në këtë park.
Një zyrtar i parkut tha se iguanat shpesh ngordhin duke rënë nga pemët.
Sipas tij, nëse iguana bie në bari, jeta kryesisht vazhdon në tokë, megjithatë ato me më pak fat që bien në beton duhet të mbijetojnë 48 orët kritike.
“Nëse iguana gjatë dy ditëve ha ose pi diçka, ka gjasa të jetojë, ndryshe ngordh për disa ditë”, tha zyrtari i cili shtoi se shpesh herë paralajmërojnë vizitorët, më saktë fëmijët që të mos i shqetsojnë kafshët.
Iguana preferon vendbanim në të cilin mbizotëron klima tropikale, ku pjesën më të madhe të jetës e kalojnë në pemë.
Mund të rriten deri në dy metra dhe të jetojnë deri në 20 vite, ndërsa shumica jeton në Amerikën e Mesme dhe Jugore.