Ekip
19 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
MANTA (AA) – Gjithnjë e më shumë ekipe të shpëtimit nga shumë shtete mbërrijnë në Ekuador për të ndihmuar në aksionin e shpëtimit të banorëve të prekur pas tërmetit të madh në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë e konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Guillaume Long duke theksuar se 654 ekspertë ndërkombëtarë të kërkimit kanë mbërritur në vend deri dje.
Sipas të dhënave të fundit të Qeverisë, 413 persona kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues me fuqi prej 7.8 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi bregdetin verior të Ekuadorit në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës.