Burak Bir
23 Qershor 2020•Përditësim: 23 Qershor 2020
Egjipti konfirmoi 85 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke sjellë numrin e vdekjeve në 2.278, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe 1.576 persona të tjerë u testuan pozitiv për COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 56.809, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Numri i të shëruarve nga pandemia arriti në 15.133, shtoi ministria.
Pas shfaqjes së dhjetorit të kaluar në qytetin kinez Wuhan, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë globin.