Faruk Zorlu
23 Prill 2019•Përditësim: 23 Prill 2019
Egjipti sot do të organizojë dy samite konsultative për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Sudan dhe Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga zyra e presidentit egjiptian, në samitin për Sudanin do të diskutohen mënyrat për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në vend si dhe çështjet që kanë të bëjnë me përforcimin e veprimeve të përbashkëta.
Midis atyre që pritet të marrin pjesë janë edhe presidenti i Çadit, Idriss Deby, presidenti i Xhibutit, Ismail Omar Guelleh, presidenti i Ruandës, Paul Kagame, presidenti i Republikës së Kongos, Denis Sassou Nguesso, presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed, presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, si dhe kreu i Komisioni të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, së bashku me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues nga Etiopia, Sudani i Jugut, Uganda, Kenia dhe Nigeria.
Samiti mbi Libinë do të përqendrohet në ndalimin e krizës aktuale, ringjalljen e procesit politik si dhe në luftën kundër terrorizmit.
Në samitin mbi Libinë pritet të marrin pjesë presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, presidenti i Ruandës, ai i Afrikës së Jugut, kreu i Komisionit të Unionit Afrikan dhe presidenti i Republikës së Kogos, i cili po ashtu është kryetar i Komisionit të Unionit Afrikan për Libinë.