Ekonomi

Bejrut, fillon punimet samiti ekonomik arab

I organizuar nga Liga Arabe, samiti ka tubuar në një vend vetëm tre liderë arabë, Libanit, Katarit dhe Mauritanisë, kurse pjesa dërrmuese e shteteve arabe në samit përfaqësohen nga delegacionet në nivel ambasadorësh

Mohamed Sabry Emam Muhammed  | 20.01.2019 - Përdıtësım : 21.01.2019
Bejrut, fillon punimet samiti ekonomik arab ( Jihad Muhammad Behlok - Anadolu Agency )

Bejrut

BEJRUT (AA) – Në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, filloi sot punimet samiti i zhvillimit ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA).

I organizuar nga Liga Arabe, samiti ka tubuar në një vend vetëm tre liderë arabë, presidentin e Libanit, Michel Aoun, emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani, dhe presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Abdel Aziz.

Pjesa dërrmuese e shteteve arabe në samit përfaqësohen nga delegacionet në nivel ambasadorësh.

Siria, e cila u pezullua nga anëtarësimi në Ligën Arabe, nuk merr pjesë në samit, sikurse edhe Libia.

Samiti i fundit ekonomik arab u mbajt në kryeqytetin saudit, Rijad, në vitin 2013.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın