Bota

Egjipti hap vendkalimin Rafah me Gazën për tri ditë

"Autobusët e pasagjerëve filluan të largohen nga Gaza përmes kalimit Rafah në mëngjes, në ditën e parë që u hap në të dy drejtimet", tha Ministria e Brendshme e drejtuar nga lëvizja Hamas në Gaza

Mahmoud Mohamed Barakat  | 24.11.2020 - Përdıtësım : 25.11.2020
Egjipti hap vendkalimin Rafah me Gazën për tri ditë

Gaza

Autoritetet egjiptiane sot në mënyrë të jashtëzakonshme kanë hapur pikën kufitare Rafah me Rripin e Gazës të bllokuar për tri ditë rresht në të dy drejtimet, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Autobusët e pasagjerëve filluan të largohen nga Gaza përmes kalimit Rafah në mëngjes, në ditën e parë që u hap në të dy drejtimet", tha Ministria e Brendshme e drejtuar nga lëvizja Hamas në Gaza.

Sipas ministrisë, kalimi do të lejojë njerëzit të kalojnë në të dy drejtimet deri të enjten.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në mars, autoritetet egjiptiane vendosën në marrëveshje me Hamasin të mbyllnin terminalin dhe ta hapin herë pas here për raste humanitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın