Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Safiye Karabacak
27 Dhjetor 2018•Përditësim: 27 Dhjetor 2018
ABU DABI (AA) - Pas 7 vjetësh, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) hapën sërish ambasadën në kryeqytetin e Sirisë, Damask, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare e lajmeve WAM e Emirateve të Bashkuara Arabe në lajmin e saj të cilin e bazon në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të EBA-ve thekson se është rikthyer në funksion përsëri ambasada në kryeqytetin e Sirisë.
EBA kishte mbyllur ambasadën e saj në Damask pas shpërthimit të luftës së brendshme në vitin 2011.
Ndërsa në lajmet e publikuara sot në median arabe thuhet se në ndërtesën e ambasadës së EBA-s në Damask është kryer restaurimi dhe do të hapet së shpejti, si dhe do të rivendosen marrëdhëniet me regjimin e Asadit.
Në një deklaratë të bërë muajin e kaluar nga regjimi sirian, ishte shprehur kënaqësia nëse vendet arabe do të rihapin ambasadat e tyre në Damask.