Sami Ahmed,Zeynep Tüfekçi
19 Mars 2017•Përditësim: 19 Mars 2017
DAMASK (AA) - Njoftohet se kampi i refugjatëve në Dera ku qëndrojnë refugjatët palestinezë në jug të Sirisë është dëmtuar pjesërisht ose plotësisht, më shumë se 70 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar nga Grupi i Punës së Palestinezëve në Siri me qendër në Londër theksohet se forcat e regjimit në Siri vazhdojnë sulmet me raketa, fuçi të mbushura me lëndë shpërthyese dhe topa ndaj kampit të refugjatëve në Dera.
Në raportin ku vihet në dukje se për shkak të sulmeve është shembur pjesërisht apo plotësisht 70 prëqind e kampit të refugjatëve në Dera, tërhiqet vëmendja se situata njerëzore në kamp është përkeqësuar shumë për shkak të bombardimeve dhe bllokadës së vendosur nga forcat e regjimit. Gjithashtu theksohet se përjetohen probleme në furnizimin me ilaçe dhe të ushqime.
Në raportin ku theksohet se vazhdon që prej 1071 ditësh ndërprerja e ujit në kamp thuhet se "Në Siri jetojnë 450 mijë refugjatë palestinezë, ku 95 përqind e tyre kanë nevojë për ndihmë mjekësore."