Bota

Dy tërmete godasin Meksikën

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve tha se të dy tërmetet ndodhën pothuajse në të njëjtin vend, afër bregut tek kufiri Meksikë-Guatemalë

Ekip   | 20.11.2019
Dy tërmete godasin Meksikën

Mexico City

Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur bregdetin jugor të Paqësorit të Meksikës para agimit, vetëm disa orë pas tërmetit prej 6.3 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve tha se të dy tërmetet ndodhën pothuajse në të njëjtin vend, afër bregut tek kufiri Meksikë-Guatemalë.

Megjithatë, ende është e paqartë nëse tërmeti 5.4 ballë në orën 11:30 sipas kohës lokale ishte lëkundja përcjellëse e tërmetit me fuqi prej 6.3 ballë, që u regjistrua në orën 4:27 të mëngjesit.

Zyra e Mbrojtjes Civile e shtetit jugor Chiapas tha se nuk ka raportime për dëme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın