Mahmoud Mohamed Barakat
06 Gusht 2020•Përditësim: 06 Gusht 2020
Kryeministri i Mauritanisë, Ismail Ould Bedde Ould Cheikh Sidiya, si dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë dhënë dorëheqje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, qeveria e këtij kombi të Afrikës së Veriut dorëzoi dorëheqjen tek presidenti Mohamed Ould Ghazouani.
Pritet që presidenca e Mauritanisë të njoftojë pranimin ose refuzimin e dorëheqjes dhe më pas të përcaktojë në figurë të re për të formuar qeverinë.