Bota

Kryeministri irakian paralajmëron dorëheqjen në Parlament

Sot më herët, kleriku i njohur shiit, Ali al-Sistani i bëri thirrje Parlamentit "të rishqyrtojë mbështetjen për qeverinë në mënyrë që t’i shmanget zhytjes së vendit në kaos"

Mahmoud Barakat  | 29.11.2019 - Përdıtësım : 30.11.2019
Kryeministri irakian paralajmëron dorëheqjen në Parlament

Bagdad

Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi ka paralajmëruar se do të paraqesë dorëheqjen e tij në Parlament, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sot më herët, kleriku i njohur shiit, Ali al-Sistani gjatë një predikimi të së premtes në qytetin Qerbela i bëri thirrje Parlamentit “të rishqyrtojë mbështetjen e saj për qeverinë në mënyrë që t’i shmanget zhytjes së vendit në kaos”.

Abdul-Mahdi tha se ai do të paraqesë dorëheqjen e tij në përgjigje të thirrjes së Al-Sistanit.

Që nga fillimi i muajit tetor, Iraku është tronditur nga protesta masive kundër kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit. Kërkesat e protestuesve më vonë u kthyen në thirrje për shpërbërjen e qeverisë së kryeministrit Abdul-Mahdi.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, që prej fillimit të protestave më 1 tetor, të paktën 348 irakianë janë vrarë dhe 15 mijë të tjerë janë plagosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın