Sibel Uğurlu
09 Mars 2017•Përditësim: 10 Mars 2017
BRUKSEL (AA) - Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), në Samitin e sotëm në Bruksel, rizgjodhën në krye të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, presidentin e deritashëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesit e vendlindjes së tij, Polonisë u përpoqën të parandalojnë rizgjedhjen e tij.
Ky është mandati i dytë i Donald Tusk si president i Këshillit Evropian.